Punonjësit e administratës rrezikojnë të mbeten pa pensione. Drejtorja e tatimeve pranoi se janë të shumta institucionet që  kanë borxhe por që prej shtatorit është marrë një vendim në bazë të cilit nuk do të lejohet të kalojë asnjë pagë pa sigurimet shoqërore. Nga të dhënat rezulton se shifra totale e borxhit shkon në 110 mln euro.

Punonjësit e administratës rrezikojnë të mos e marrin të plotë pensionin në momentin e plotësimit të kushteve për ta përfituar.

Drejtorja e Tatimeve Delina Ibrahimaj pranoi se janë shumë institucione të cilat nuk kanë paguar sigurimet shoqërore. Për të frenuar fenomenin shqetësues është nxjerr një urdhër që nuk lejon hedhjen e asnjë page pa paguar më parë sigurimet. Janë rreth 1200 ente publike të cilat kanë akumuluar rreth 110 mln euro borxh në total.

Ibrahimaj: Asnjë pagesë e institucioneve publike nuk kalon në thesar pa paguar detyrimin e kontributeve shoqërore. Është një përgjegjësi publike ndaj të gjithë të punësuarve, të cilët nëse nuk u paguhen kontributet për sigurimet shoqërore nuk do të kenë pensione ne të ardhmen. Për këtë arsye kemi marrë këtë masë.

Ibrahimaj deklaroi pagesa e sigurimeve shoqërore  nuk mund të shlyhet me këste.

Ibrahimaj: Është mundësia që tatim paguesit qofshin publik apo privat të paguajnë me këstet detyrimet ndaj administratës tatimore, në asnjë rast për kontributet e sigurimeve shoqërore.

Edhe për  vitin 2018 KLSH konstatoi se nuk paguheshin detyrimet e sigurimeve shoqërore për punonjësit e administratës. për këtë periudhë detyrimi i krijuar shkoi në 1.674 milionë lekë.

/Ora News.tv/