Ademi pas takimit me Borchard: Asnjë hap pas! 6 përqindëshat nuk do të mund marrin peng Shkodrën!

Ademi pas takimit me Borchard: Asnjë hap pas! 6 përqindëshat nuk

Bashkia e Shkodrës do të jetë ndër të fundit që do të konstituohet. E megjithatë kryebashkiakja në ikje Voltana Ademi në një postim të sotëm në facebook, të cilin e shoqëron me një foto nga takimi i një dite më parë me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, mbetet e vendosur për të bërë rezistencë.

Ademi: "Asnjë hap pas! Shkodranët janë të vendosur të mbrojnë vlerat për të cilat i’u vunë përballë për 45 vite diktaturës. Shkodranët janë të bindur në rrugën e tyre për rikthimin e vendit në shinat e demokracisë.Shkodranët e kanë të qartë se rreziku vjen nga banda kriminale që ka uzurpuar parlamentin, qeverinë dhe po kërkon të pushtojë edhe qeverisjen vendore.Asnjë hap pas! Shkodranët janë të vendosur të mbrojnë vlerat për të cilat i’u vunë përballë për 45 vite diktaturës. Shkodranët janë të bindur në rrugën e tyre për rikthimin e vendit në shinat e demokracisë".

Sipas Ademit, shkodranët e kanë të qartë se rreziku vjen nga banda kriminale që ka uzurpuar parlamentin, qeverinë dhe po kërkon të pushtojë edhe qeverisjen vendore.

Ademi: “30 qershori” ishte referendumi popullor që i tregoi klikës në pushtetin e uzurpuar se është pakicë, që i tregoi edhe mbarë botës se shumica e shqiptarëve refuzojnë partinë - shtet, monizmin pas 30 viteve pluralizëm.Shkodra ia dha përgjigjen juntës anti- kushtetuese të Edi Ramës, me një braktisje të pashembullt, nga të majtë e të djathtë. Me gjithë manipulimet dhe terrorin mbi administratën shtetërore".

Shkodra është e shkodranëve thotë Ademi, dhe do të jetë gjithmonë e shkodranëve.

Ademi: "Krimi qeveritar e ka marrë dhe do ta marrë çdo herë përgjigjen nga Shkodra e qytetarët e saj. Shkodra nuk mund të lejojë të qeveriset nga banda e inkriminuar uzurpatore, 6 përqindëshat nuk do të mund marrin peng Shkodrën. Do të jetë rrugëtim jo i lehtë, por është e vetmja rrugë për të rikthyer vlerat tek të cilat besojnë shumica e shqiptarëve. Lufta me krimin shtetëror është e vështirë dhe ne shkodranët e dimë mirë! Me vendosmëri, sepse s’ka rrugë tjetër!"

EMISIONET