Ademi e Çokaj besimplotë: Momenti për të fituar, tifozët të mos mungojnë ndaj Kosovës

Ademi e Çokaj besimplotë: Momenti për të fituar,

Kombëtarja shqiptare U-21 e drejtuar nga Alban Bushi luan më 15 tetor takimin kualifikues të Europianit ndaj Kosovës. Në konferencën për shtyp, të zhvilluar ditën e sotme në ambientet e FSHF-së dolën dy talentet e kuqezinjve, Albion Ademi dhe Enis Çokaj.

Albion Ademi: "Atmosfera në skuadër duket shumë e mirë. Jemi gati për të luajtur me Kosovën dhe besoj se do të fitojmë. Synojmë që të fitojmë ndaj Kosovës dhe të marrim 3 pikët. Fitorja është shumë e madhe për ne, pasi loja është shumë e madhe."

Enis Çokaj: "Atmosfera është shumë e mirë në skuadër. Po punojmë fort për të arritur një sfidë sa më të mirë me Kosovën dhe po e presim me padurim. Skuadrës nuk i ka munguar asgjë. Ka kualitet shumë, trajneri është shumë i mirë dhe besoj se rezultatet do të vijnë shpejt. Tifozeria është një plus i madh për ne dhe besoj se do të jenë sa më shumë. Çdo ndeshje është detyrim për ne. Do të japim maksimumin dhe më pas të vij rezultati. Shpresojmë për një rezultat më të mirë."


EMISIONET