Adelina Tahiri për martesën e maqedonasin: Nuk ishte zgjedhja ime…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2018, 18:30
Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri mori vëmendje të madhe në media për martesën e saj me milionerin maqedonas, Serjozha Markov.
Ajo nuk i ka shpëtuar trendit të ri të Instagram ku merr pyetje nga fansat. Pyetjes përse u martua me një maqedonas dhe jo një shqiptar, Adelina iu përgjigj:
"S'ishte përzgjedhja ime, ashtu deshi Zoti. Jam shumë e lumtur. Pa paragjykime."
Për momentin po shijon shtatzëninë dhe është në muajin e tetë. Adelina ka zbuluar se është në pritje për tu bërë nënë me një djalë.