Adelina Ismaili femra më me influencë në Kosovë, nominohet në “Global Woman Summit"

Adelina Ismaili femra më me influencë në Kosovë, nominohet

Adelina Ismaili është një nga këngëtaret më të mira të të gjitha kohrave në Shqipëri. Dhe puna e saj është shpërblyer me një nominim si "Femra më me influencë në Kosovë”, në “Global Woman Summit 2019” në Basel.

Adelina filloi të këndonte në një moshë shumë të re, duke u bërë një nga këngëtarët më influencë të Kosovës gjatë viteve '90.

Ajo filloi të garonte në festivale të ndryshme për fëmijë në territoret shqiptare, si Akordet e Kosovës, Festivali i Këngës për fëmijë në RTSH dhe shumë të tjerë.

Gjatë viteve të adoleshencës, Adelina publikoi shumë këngë që flisnin për të drejtat e fëmijëve dhe jetën e adoleshentëve.

Ajo ishte një nga këngëtarët e parë në Kosovë që arriti të prekë tema moshatarët e saj nuk mundën ta bënin.

Pas një pushimi të shkurtër, Adelina publikoi këngë të tjera që krijuan një epokë të re në industrinë e muzikës shqiptare, duke sjellë stile të reja veshje dhe të kënduari në skenë, që kurrë nuk ishin parë më parë.

Këngëtarja është gjithashtu shumë e njohur si një 'sex symbol' për videot e saj provokative dhe performancat në stacionet televizive vendase shqiptare.

Këngët e saj që sollën shumë vëmendje ishin: "Amaneti", "Qe 1 vjet e 7 ditë" dhe "Shota".

Ajo këndoi shumë këngë dedikuar viktimave të Luftës së Kosovës. Adelina u kurorëzua Miss Kosova në vitin 1997.

Global Woman Summit do mbahet në datat 13 dhe 14 korrik.

Klikoni këtu për të votuar Adelina Ismailin.

EMISIONET