Adele dehet me Spice Girls

Adele nuk e ka fshehur asnjëherë  që është një superfanse  e Spice Girls dhe nuk mund të mungonte  në koncertin e tyre të fundit në stadiumin Wembley në Londër.

Ylli pop-it  nuk është shumë aktive në rrjetet  sociale, por për to bëri një përjashtim dhe publikoi foto. 

"Më në fund e takova Gingerin (Geri ed), u deha me vajzat dhe të jem e sinqertë nuk mund të besoj se sa larg shkoi ", - ka shkruar ajo në Instagram.


"Herën e fundit që pashë vajzat Spice në Wembley ishte 21 vjet më parë. Sonte me shokët e mi më të ngushtë qava, qesha, bërtita, vallëzova dhe u ridashurova me veten time para  10 vjetësh .

 I  dua ato dhe  më kanë frymëzuar për ta marrë jetën time në dorë pa shikuar prapa ", - lexohet në  profilin social të Adele.

"Faleminderit për çmendurinë që më keni  bërë të jetoj, nuk do të isha këtu pa ju. 

Pesë legjenda të vërteta britanike! Ju  dua!



EMISIONET