Abuzimi me pronat në Lezhë, Rama: Të përfshirë gjykatës dhe prokurorë

Abuzimi me pronat në Lezhë, Rama: Të përfshirë

Kryeministri, Edi Rama, foli nga Lezha për skandalin e grabitjes së pronave të bregdet.

Sipas tij në këtë çështje tashmë të hapur janë të përfshirë edhe gjykatës dhe prokurorë.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët lezhianë në kuadër të turit të nisur për "Llogaridhënie publike",  Rama foli edhe për vettingun në sistemin e drejtësisë sikundër dhe koncesionet.

Rama: Nuk janë vetëm ata që akuzohen në atë çështje të hapur, janë dhe gjykatës dhe prokurorë që kanë marrë pjesë në ato krime, apo jo. Se gjithë ato prona futu këtej dhe dil andej, futu në gjykatë me letra falso dhe dil pronar me dhjetra apo qindra hektarë janë bërë në bashkëpunim me gjykatësit, nuk janë bërë vetëm. Ndërkohë që procesi i vettigut nuk është një proces që është fundi, është vetëm fillimi. Se dëgjoj shumë njerëz që thonë, pse mo ky ishte vettingu? 

Ca ikin vetë, ca të tjerë i largojnë dhe këta marrin lekët dhe jetojnë jetën, jo nuk është ashtu fare.Kujt ja ka prerë mendja që ata prokurorë, ata gjykatës që sot janë të përjashtuar do të vinte dita që do të ngeleshin rrugëve dhe do të vinte dita që jo të mbeteshin rrugëve por të jenë rrugëve dhe të rrinë duke u lutur: O Zot, ishalla nuk po vinë të më thërrasin për të dhënë llogari më pas, se do të vijë dita për ti thirrur të gjithë, të mëdhenj dhe të vegjël, gjykatës apo politikanë. 

Kjo ditë do të vijë kur të jetë sistemi i pastruar. Shqiptarët kujdesen dhe bëjnë remont të makinës dy herë në vit dhe kur vjen puna për remontin e trupit vetëm kur i bie sëmundja se përpara nuk shkojnë. Ndërkohë kontrolli mjekësor bazë jep mundësinë që shumë sëmundje të parandalohen, jep mundësinë që shteti të ketë të dhëna dhe mbi të gjitha është falas. 

Ne i themi shkoni dhe bëjeni dhe i keni falas, është shteti që paguan për ju, se dikush do ta paguajë. Ka dy lloj koncesionesh, ka koncesione që ti thua; paguaje ti shërbimin që unë ta detyroj dhe ka koncesione që ti thua; unë shërbimin do ta bëj më të mirë, ti nuk do të paguash gjë por do ta paguaj unë, shteti. 

Koncesioni i llojit tjetër është ai që bënë atë, morën një privat, vuri privati skanerat dhe faturën ja lanë prapë qytetarëve.Çdo kamion që kalon nëpër ato skanera dhe kur nuk kalon në skanera fare se ka pika që nuk kanë skanera, u detyrua të paguante 36 euro për faturë. Ka kamionë që kanë brenda edhe 15 fatura.

EMISIONET