Abuzimet me çmimet, procedohen 8 administratorë, gjobiten 6 të tjerë

Abuzimet me çmimet, procedohen 8 administratorë, gjobiten 6 të

Gjatë 48 orëve të fundit janë proceduar penalisht 8 administratorë subjektesh dhe janë ndëshkuar me masë administrative 6 të tjerë.

Qytetarët kanë denoncuar subjekte që abuzojnë me çmimet e produkteve që tregtojnë në pikat e shumicës dhe të pakicës të tregut të fruta-perimeve, ushqimeve dhe produkteve farmaceutike, në të gjithë vendin, çka ka bërë që policia ushtrojë kontrolle.

Në Tiranë, u proceduan penalisht 5 administratorë, ndërsa 1 administrator u ndëshkua me masë administrative 50000 lekë, pasi ushtronin aktivitetin e shitjes së produkteve ushqimore, pa e regjistruar pranë organeve tatimore dhe dyshohet se kanë përpiluar fatura tatimore të shitjeve fiktive të çmimit të produkteve që tregtojnë pikat e pakicës, duke abuzuar dhe përfituar me çmimet e tyre"

Ndërkohë, në Durrës janë ndëshkuar me masë administrative me nga 50000 lekë, 3 shtetas, konkretisht 2 pronarë dyqanesh me artikuj të ndryshëm ushqimor, në lagjen nr. 15, Durrës, pasi nga verifikimet u konstatua se tregtonin mall pa faturë, si dhe pronari i një farmacie, pasi u konstatua se nuk kishte afishuar listën e çmimeve.

Në Vlorë, u procedua penalisht administratori i një supermarketi në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë, pasi nga kontrolli i ushtruar nga specialistët e Seksionit Ekonomik e Financiar në supermarketin në pronësi të tij, janë gjetur dhe bllokuar disa produkte ushqimore të skaduara, si dhe u ndëshkuan me masë administrative me 80000 dhe 50000 lekë, 2 administratorë me aktivitet tregtim i artikujve ushqimor dhe industrial, si dhe fruta-perime, të cilët u gjetën të parregullt në ushtrimin e aktivitetit.

Në Elbasan, u proceduan penalisht 2 administratorë, pasi nga kontrollet rezultoi se ushtronin aktivitetin e shitjes së produkteve ushqimore dhe farmaceutike pa faturë tatimore dhe pa u regjistruar pranë organeve tatimore.

EMISIONET