Një burrë i moshuar në Oregon, i ve, humbi 200,000 dollarë nga një mashtrim në internet.

Gjithçka do të fillonte kur një i paidentifikuar do të vidhte identitetin e një gruaje në Florida.

Mashtruesi më pas përdori identitetin e vjedhur për tu miqësuar me 80-vjeçarin përmes një faqe takimesh në internet.

Ai u investua për ti vjedhur zemrën dhe paratë të moshuarit.

"Gjatë disa muajve, ai e bindi burrin e moshuar se ishin në një lidhje romantike dhe i propozoi që të mbështeste një galeri arti në Florida," thuhet në deklaratë.

"I moshuari mori dokumente false që detajonin kontratën me muzeun dhe deklaratat bankare. Duke u mbështetur në dokumentet dhe marrëdhënien e tij romantike, viktima bëri një seri pagesash gjatë pesë muajve për individë të ndryshëm dhe llogari bankare jashtë shtetit që arrijnë më shumë se 200,000 dollarë."

Ndërsa Divizioni i Rregullimit Financiar në Oregon nuk e emëroi viktimën, tha se besonte se ai po kontribuonte me një tarifë prej 5 milion dollarë për të transportuar një skulpturë mermeri prej 500 tonësh mermeri nga Kina.

Krijuesi tha se investimet do të paguheshin së bashku me një përqindje të fitimeve nga shitja e skulpturës.

/Ora News.tv/