Muzeu Kombëtar i Fotografisë në Shkodër e nis vitin 2020 me një ekspozitë të veçantë. Armin Linke, një ndër artistët italianë më interesantë e të afirmuar në skenën ndërkombëtare, ka sjellë aty 700 imazhe të shkëputura nga një punë gati 30 vjeçare.

Një ekspozitë ndryshe çeli vitin 2020 dhe aktivitetet për muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi”.

Ajo mban firmën e Armin Linke, një ndër artistët italianë më interesantë e të afirmuar në skenën ndërkombëtare.

Në Shkodër ka sjellë 700 foto nga arkiva prej 5000 imazhesh.

Armin Linke: Jam shumë i emocionuar nga ky Muze, ndaj duke i bërë një homazh këtij arkivi, publikoj për herë të parë 700 imazhe të punës time mbi 30 vjeçare. Eshtë një lloj harte, me idenë që të mos shihet një imazh i vetëm, por një koreografi e imazheve, e ngjashme me një harte gjeografike, apo një partiture muzike. Janë shumë vende të ndryshme të botës dhe ajo e gjen shpesh brenda këtyre imazheve, është gjesti.

E pagëzuar “Një skedar apo ndoshta dy – Mënyrat e Fotografimit”, ajo sjell projektin e ekspozimit në dy pjesë komplementare, njëra vizuale e tjetra tekstuale.

Matteo Balduzzi: Jam i lumtur që rikthehem në Shkodër pas 2 vitesh në një bashkëpunim të ri që me ka dhënë shumë kënaqësi. Sot kthehemi me veprat e një prej artistëve italianë të njohur gjërësisht në arenën ndërkombëtare. Armin duke e rilexuar arkivin e tij, prodhoi këtë ekspozitë të veçantë, që është pjesë e një projekti më të madh që do të ekspozojë disa vepra të tij në muzeun e fotografisë bashkëkohore, që mban 2 milion imazhe.

Ekspozita që mblodhi artistë, fotografë e qytetarë shkodranë, u pa nga afër edhe prej Ministres së Kulturës Elva Margariti.

Ajo do të qëndrojë e hapur deri në muajin mars.







/Ora News.tv/