70% zbritje të pagës, pas Barcelonës dhe Juventusit, një tjetër klub i njohur pranon sakrificën financiare

70% zbritje të pagës, pas Barcelonës dhe Juventusit, një

Edhe Atletiko Madridi ka vendosur të reduktojë pagat e futbollistëve dhe stafit të vet teknik në kuadër të krizës financiare të shkaktuar nga koronavirusi në Spanjë dhe mbarë botën.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, klubi bardhekuq saktëson se nga kjo nismë preken jo vetëm lojtarët e ekipit të parë të Atletikos, por dhe skuadra B bashkë me ekipin e femrave. Këto para do të shkojnë për të paguar 430 punonjës të klubit spanjoll. Atletiko do të zbatojë Paketën e Përkohsme të Punësimit (ERTE).

Më herët Barcelona dhe Juventusi vendosën gjithashtu të reduktojnë pagat e lojtarëve dhe stafit teknik për të ndihmuar pjesëtarët e tjerë të klubit.

EMISIONET