655 viktima në 24 orë nga koronavirusi në Spanjë: 4,089 të vdekur dhe 56,188 të infektuar

655 viktima në 24 orë nga koronavirusi në Spanjë: 4,089

Të paktën 4,089 njerëz kanë vdekur tani nga Covid-19 në Spanjë dhe janë konfirmnuar 56,188 raste, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetit Spanjoll të lëshuar ditën e sotme.

Por rritja e numrit të vdekjeve prej 655 në 24 orët e kaluara ishte një rritje më e vogël sesa rekordi i ditës së djeshme të 25 marsit me 738 viktima.

Spanj është vendi me numrin e dytë të numrit të vdekjeve nga koronavirusi, pas Italisë, duke tejkaluar edhe Kinën e cila ka shënuar 3,287 viktima, shkruan CNN.

Para së të mërkurës, Spanja kishte regjistruar 47,610 raste dhe 3.434 viktima.

Për shkak të situatës së rëndë nga Covid-19, ministrja e jashtme spanjolle Gonzalez, i kërkoi BE-së një përgjigje të përbashkët financiare në luftën ndaj pandemisë.


EMISIONET