500 mijë lekë për biznesin, të rinjtë duhet të paraqesin plan dhe t’i nënshtrohen testit

500 mijë lekë për biznesin, të rinjtë duhet të

Ministria e Financave do tu sigurojë 500 mijë lekë të rinjve që duan të hapin një biznes të ri. Kusht për të përfituar grantin do të jetë paraqitja e një projekti si dhe nënshtrimi i një testi

Pak ditë para deklarimit të lejimit të aktivitetit të bizneseve të mbyllura prej koronavirusit, qeveria ka miratuar një skemë të re ndihme.

Përmes një skemë të posaçme të rinjtë mund të aplikojnë në Agjencinë Kombëtare të Punësimit për të përfituar një shumë prej 500 mijë lekë, me të cilën do të nisin një biznes të ri.

Për të plotësuar formularin do të duhet të dorëzohet fillimisht dokumenti ku vërtetohet se aplikanti nuk ka detyrime tatimore dhe një kopje të dokumentit identifikues.

Po ashtu të rinjtë duhet të kenë të qartë një plan biznesi për aktivitetin që propozojnë ndërsa do tu jepet një mundësi trajnimi 3 javore. Në përfundim do ti nënshtrohen dhe një testimi për t'iu mundësuar më pas dhe granti.

Vlera e plotë e grantit të përfituar duhet të shpenzohet brenda katër muajve nga momenti i lidhjes së kontratës dhe në rast se shkelet ndonjë nga kushtet e kontratës, përfituesi është i detyruar të kthejë 100% të mbështetjes që ka marrë.

Sipas INSTAT, në Shqipëri 29 përqind e të rinjve nuk janë të punësuar, madje nuk ndjekin as një shkollë të formimit profesional.

Ndërsa para mbylljes së kufijve dhe numri i të rinjve që kërkonin azil në vendet e BE-së apo që emigronin në mënyrë të paligjshme ishte tejet i lartë.



EMISIONET