5-vjeçarja në luftë me jetën në QSUT, apeli i xhaxhait: Nuk blejmë dot ilaçet për kurim

5-vjeçarja në luftë me jetën në QSUT, apeli i

Një 5 vjeçare nga Elbasani për dy ditësh po lufton për jetën në pavionin e djegieve në QSUT, ndërsa për shpëtimin e saj kërkohet trajtimi me një ilaç të shtrenjtë. Familjarët shprehen se spitali nuk e disponon këtë medikament, ndërsa as ata vet nuk kanë mundësi ekonomike për ta blerë.

5 vjeçarja Bukurie Kurti nga Shushica e Elbasanit prej dy ditësh po lufton për jetën në pavionin djegie-plastikës në QSUT për shkak të plagëve të shkaktuara nga djegia me ujë të nxehtë. Mjekët kanë bërë deri më tani sa kanë mundur për ta mbajtur në jetë, por për ta shpëtuar kërkohet trajtimi me një ilaç të shtrenjtë të cilin familjarët e saj për shkak të gjendjes ekonomike e kanë të pamundur ta blejnë në farmaci.

I përlotur para kamerave, xhaxhai i saj, Pëllumb Kurti shprehet se mbesës së tij i rrezikohet jeta nëse nuk ndërhyhet në kohë për ta ndihmuar me gjetjen e medikamenteve të nevojshme.

''E kanë sjellë që dje në orën 4 mbasdite këtu në Tiranë. Është djegur jashtë mase, edhe këto ilaçet, kremërat që më dha doktoresha kushtojnë 600 mijë lekë. Unë nuk kam mundësi t'i marr, unë me një ndihmë sociale jetoj.''

Ai bën të ditur se ilaçet kushtojnë 60 mijë lekë të reja ndërsa mjekët i kanë kërkuar që ti blejë në farmaci, pasi nuk gjenden në spital.

''Nuk kishte tha doktoresha, ajo mi shkruajti këto. Tha po mi solli një shoqatë te spitali, unë i tërheq për fëmijën tha.''

Ndërsa ka humbur çdo shpresë për të gjetur një zgjidhje, ai i bën thirrje kryeministrit rama dhe deputetit të zonës Taulant Balla për ta ndihmuar, pasi familja e tij nuk ka asnjë mundësi për të siguruar lekët për mjekimin e 5 vjeçares.

Numri i kontaktit të personit që apelon për ndihmë, për këdo që mund t’i vijë në ndihmë: 068 22 21 670.

EMISIONET