4 shqiptarët kapen me 10 mijë euro mallra të vjedhura, sulmojnë karabinierët

4 shqiptarët kapen me 10 mijë euro mallra të vjedhura,

Katër shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane nën akuzën e vjedhjes dhe grabitjes së shtëpive.

Në pranga përfunduan Kasem Stafa, 42 vjeç, me precedentë të mëparshëm, Krenar Xheli, 23 vjeç, Andi Xhiveshi, 21 vjeç, Renato Bajraktari, 28 vjeç.

Ata u arrestuan nga policia në Giugliano me materiale të vjedhura gjatë natës së shkuar, ku grabitën banesën e një 44 vjeçari italian.

Në një përpjekje për të ikur në bordin e makinës së tyre, një "Croma", grupi i shqiptarëve ka sulmuar makinën e karabinierëve që qarkullonte në krah të kundërt me atë të tyren.

Pasi policia i ka ndaluar, njëri prej tyre (Krenar Xheli) ka tentuar të sulmojë me kaçavidë një prej karabinierëve, por u çarmatos menjëherë.

Kërkimi i makinës çoi në zbulimin e pasurive të vjedhura, stoli dhe sende të tjera me vlerë 10 mijë euro si dhe tri pushkë gjuetie, të vjedhura në një banesë tjetër të një 63 vjeçari.

Pak më vonë, u zbulua se ishte grabitur edhe një banesë tjetër në San Tammaro në pronësi të një 54 vjeçari. E gjithë pasuria e vjedhur u është kthyer pronarëve.

Të arrestuarit janë dërguar në paraburgim.

EMISIONET