4 raste të dyshuara me koronavirus në Itali, rëndohet gjendja e 2 turistëve kinezë

4 raste të dyshuara me koronavirus në Itali, rëndohet gjendja e 2

Instituti italian i Sëmundjeve Infektive në Romë me një dalje për mediat ka informuar mbi pacientët e shtruar në këtë strukturë duke saktësuar gjëndjen shëndetësore të pacientëve të shtruar me dyshimin se janë prekur nga koronavirus.

Sipas këtij instituti, aktualisht po ekzaminohen 4 pacientë me simptoma të ngjashme me koronavirus e janë në pritje rezultatet e analizave për të vërtetuar nëse kanë të prekur o jo nga ky virus.

Ndërsa 2 turistët kinezë të infektuar nga ky virus e të shtruar në spitalin e Romës, ndodhen në gjëndje të rëndë shtëndetësore.

Parametrat jetësore janë të qëndrueshëm por prognoza mbetet e rezervuar. Gjëndja e tyre shëndetësorre është përkeqësuar për shkak të një krize frymëmarrje e po kurohen dhe me terapi eksperimentale.

Gjatë ditës së sotme (5 janar), 27 pacientë me simptoma gripi kanë dalë nga ky spital pasi kanë rezultuar negativ nga koronavirus.

20 persona të tjerë të cilët kanë qënë në kontakt me çiftin e turistëve kinezë vazhdojnë të qëndrojnë në këtë strukturë e nën mbikqyrjen e mjekëve.

Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë e deri më tani nuk janë shfaqur simptoma të virusit.

Ndërkohë mediat italiane kanë infromuar se vajza e çiftit të turistëvve kinezë pritet të mbbërrij sot në Romë nga Los Angeles ku punon e jeton.

Çifti kinez pozitiv me koroavirus në Romë janë pensionistë të moshës 66 e 65 vjeç.

Bashkëoshortja ka qënë profesoreshë universiteti, ndërsa bashkëshorti inxhinier biokimik.

Ata janë nga Wuhan e kanë mbërritur në Itali më 23 janar 2020 me një fluturim nga Pekini në Milano. Kanë vizituar Veronën e Parmën, duke mbërritur së fundmi në Romë.

Qeveria italiane ka vënë në dispozicion një fond prej 5 milionë euro për të përballuar këtë situatë emergjence shëndetësore.

Në të gjithë kufijtë italianë, tokësorë, në porte e aeroporte është shtuar numri i operatorëve sanitarë, mjekë e paramjekë si dhe janë pajisur me aparatura termosanitare pothuajse të gjitha aeroportet në zonat e mbërritjes së udhëtarëve nga e gjithë Europa.

Deri më tani kjo masë ishte parashikuar vetëm për udhëtarët që mbërrinin nga Kina.

Gjatë ditës së sotme Shtabi i Mbrojtjes Civile për emergjencën shëndetësore të koronavirus në Itali pritet të dalë në një komunikim për mediat mbi situatën.

EMISIONET