24 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, në total 201 të infektuar

24 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, në

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 24 raste të reja me koronavirus në vend.

Sipas qyteteve, në Shkup janë paraqitur 15 raste, në Kumanovë 4, Dibër 2, Ohër 1, Shtip 1, dhe Tetovë 1. numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 ka shkuar në 201.

Sipas vendbanimeve, raste me Covid-19  deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar në: 

Shkup 123 

-Dibër 43, dy prej tyre kanë nderuar jetë 

-Kumanovë 15, njëri ka ndërruar jetë 

-Shtip 8 

-Veles 3 

-Ohër 3 

-Kavadar 2 

-Prilep 2 

-Gostivar 1 

-Tetovë 1

Nga Klinika Infektive tashmë janë liruar dy pacientë të cilët në dy testet kontrolluese për Covid – 19 kanë rezultuar negativ. Pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë lëshuar për trajtim në shtëpi. Numri i personave të shëruar nga ky virus në Maqedoninë e Veriut arrin në 3 pacientë, ndërkohë që po aq (3) kanë ndërruar jetë.

EMISIONET