200 shtetas grekë ndalohen në Kakavijë, do hynin për meshën e Kacifas

200 shtetas grekë ndalohen në Kakavijë, do hynin për

Rreth 200 shtetas grekë janë ndaluar të hyjnë në Kakavijë për të marrë pjesë në meshën për të 40-tat e Kostandin Kaçifas.

Në mesin e tyre janë dhe persona që janë shpallur nga Shqipëria non grata, informon gazetarja e Ora News, Entiola Budo. 

Mesha nisi në kishën e fshatit Bularat të Gjirokastrës rreth orës 10:00.

Gazetarja e Ora News Entiola Budo dëgjohen thirrje sporadike : Zito i Vorio Ipero" ndërsa pjesëmarrja është e ulët. 

Dje autoritetet shqiptare ndaluan hyrjen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës të një gazetari grek. Gazetarit Panajotis Savidis, i cili punon për gazetën greke "Protothema", i është komunikuar se është person non grata në Shqipëri dhe për pasojë nuk mund të hyjë në territorin shqiptar. Gjithashtu i është refuzuar hyrja në doganën e Kakavijës edhe e 3 shtetasve të tjerë grekë.

Gjithashtu bëhet me dije se të gjitha pikat e kalimit kufitar, policia ka shpallur listën me 52 shtetasit non grata. 

Kostandin Kacifas u vra nga RENEA më 28 tetor 2018 gjatë përleshjeve me efektivët e forcave, pasi qëlloi ndaj këtyre të fundit, ndërkohë gjatë ceremonisë së varrimit pati thirrje ekstremiste anti shqiptare. 

Te gjitha lajmet mbi Kostandin Kacifas
 

EMISIONET