18-vjeçarja kërcënim për përhapjen e virusit, duhet të paguajë 20 mijë $ për të dalë nga burgu

“Një grua 18-vjeçare nga Teksasi u arrestua të marten, pasi u shpreh në një video në “Snachat” se po përhap koronavirusin me dashje”, tha policia Carrollton.

Më vonë Lorrene Maradiaga deklaroi në polici se kishte testuar negative për virusin, sipas një njoftimi të lajmeve të Policisë Carrollton.

Më shumë se 399.900 njerëz kanë testuar pozitivë për virusin në SH.B.A. dhe të paktën 12.900 kanë vdekur, sipas njoftimeve të Universitetit Johns Hopkins.

“Maradiaga u akuzua për kërcënim terrorist, një krim të shkallës së tretë dhe u transferua në burgun e qarkut të Denton”, tha policia.

Për lirimin e saj është vendosur shifra 20,000 dollarë. Është e paqartë nëse Maradiaga ka një avokat.

"Si kusht për lirimin e saj, Maradiaga është urdhëruar të karantinojë për 21 ditë si një masë paraprake," tha policia në një njoftim për lajmet.


EMISIONET