Nje 51-vjeçar eshte ekzekutuar me arme zjarri ne qender te qytetit te Shkodres. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 11:00  te paradites  se sotme,  ku 51-vjeçari Paloke Lazri, eshte ekzekutuar me 3 plumba pistolete me silenciator, teksa kalonte ne trotuar ne afersi te vendit te quajtur "Ura Dervishbeg" ne qender te qytetit.

Menjehere ne vendin e ngjarjes kane mberritur  forca te shumta te policise se Shkodres, nderkohe qe trupi i 51-vjeçarit eshte derguar ne urgjencen e spitalit, por fatkeqesisht ai nuk ka arritur ti shpetoje dot plageve te marra.

/Ora News.tv/