13 tetori, Rama me rilindjen urbane në Vlorë

13 tetori, Rama me rilindjen urbane në Vlorë

Më 13 tetor, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të vizitojë qytetin e Vlorës, nga ku solli në vëmendje investimet e bëra në këtë zonë. Në fjalën e tij, Rama ngushëlloi kryebashkiakun për humbjen e të vëllait, por nga ana tjetër nuk përmendi djegien e makinës së Lelit disa ditë më parë.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë fundjave të vizitojë qytetin e Vlorës, nga ku solli në vëmendje investimet e bëra në zonën e Lagjes Historike.

Në fjalën e tij, Rama ngushëlloi dhe kryebashkiakun Dritan Leli për humbjen e të vëllai, ndonëse nuk përmendi djegien e makinës së këtij të fundit disa ditë më parë.

Rama: Patjetër edhe kryetarit të bashkisë që më vjen keq sot që nuk është me ne për shkak të humbjes tragjike të vëllait dhe duke u lutur që të prehet i qetë.

Rama premtoi se investimet do të vijojnë në portin  dhe aeroportin e Vlorës, për të arritur standardin e duhur.

Rama: Paralelisht me gjithë këto zhvillime jemi pranë të një zhvillimi rrënjësisht transformues që është ndërtimi i aeroportit të Vlorës që do të sjellë impakt pozitiv.

Kryeministri nuk la pa përmendur dhe investimet e bëra në pazarin e vjetër të qytetit të Korçës, të cilin e cilësoi si një ndër faktorët kryesor të zhvillimit të qytetit.

EMISIONET