Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar edhe 12 raste të reja me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Sjëndetësisë në vend.

 Kjo shënon ulje të numrit të personave të infektuar, krahasuar me dy ditët e fundit kur raportohej për mbi 20 raste në ditë. 

Nga 12 personat e infektuar, 7 janë nga Shkupi dhe 5 nga Kumanova. Mësohet se në mesin e të infektuarve rezultojnë të jenë edhe tre policë. 

Tashmë numri i të prekurve në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 148 dhe numri i viktimave ka mbetur në 2.

/Ora News.tv/