Pse nuk e çuat në Kushtetuese ligjin për teatrin? Ja si përgjigjet Grida Duma

Pse nuk e çuat në Kushtetuese ligjin për teatrin? Ja si

Ish-deputetja demokrate Grida Duma ka shpjeguar në studion e lajmeve në RTV Ora arsyen pse ligjin për teatrin dhe atë për arsimin e lartë PD nuk i çoi në Gjykatë Kushtetuese.

Pyetjes së gazetares Sonila Meço, Duma iu përgjigj duke thënë se arsyeja e vetme ka qenë që PD të mos bënte dëmin final, sikurse ka ndodhur me ligje të tjera.

Sipas Saj Kushtetuesja e asaj kohe ka qenë e anësuar nga pushteti dhe bënte vetëm çimentim të situatave të dërguara nga opozita.

Duma: Hapat proceduralë së paku për ligjin për arsimin e lartë dhe atë për Teatrin, në dijeninë e plotë se ç'kishte ndodhur në pararendje me të tjera precedentë me Gjykatën Kushtetuese, të kthimit të tyre do të krijonte një dëm të pashlyeshëm. Ashtu siç na ka ndodhur me 2 - 3 momente para këtyre dy ligjeve, pasi i kemi çuar në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo i ka miratuar ato, ne kemi qenë në kushtet që do t'i çimentonim ato situata dhe do ishin legjitime. Sidomos me ligjin për arsimin e lartë. Arsyeja pse ne kemi kërkuar që këto ngjarje të ndodhin pas implementimit real të reformës në Drejtësi ka qenë që ne të mos bëjmë dëmin final me këto ligje. Kur kemi çuar në kushte të tjera të tjera ligje tek Gjykata Kushtetuese dhe ajo plotësisht e anësuar ndaj pushtetit i ka çimentuar këto situata, ne e dinim që duhet të jemi strategjikë dhe ta lexojmë 3 hapa para situatën.


EMISIONET