Indinjata e nënës së Marvi Mihalit: Djali im tretet nën dhe, vrasësit pushime në Greqi

Indinjata e nënës së Marvi Mihalit: Djali im tretet nën dhe,

Seanca gjyqësore për vrasjen e Marvi Mihalit ku do të lexohej mbrojtja e 4 të akuzuarve u mbajt mes tensionesh dhe akuzash mes familjarëve të të rinjve të përfshirë në ngjarjen e korrikut të 2017-ës.

Gjatë leximit të mbrojtjes u shkëmbyen akuza të ndërsjellta, ku familjarët e të arrestuarve pretendojnë se në këmbim të faljes u është kërkuar dëmshpërblim 300 mijë euro, ndërsa kjo gjë është mohuar nga prindërit e Marvi Mihalit.

Përplasja ka vijuar më pas jashtë ku e ëma tha se për të arrestuarit po jepet dënim i ulët ndërsa akuzoi dhe drejtorin e policisë gjyqësore se ka intimiduar dëshmitarët dhe u shpreh se do të vijojë të gjejë drejtësinë me çdo kusht, ndërsa në të kundërt do të bëjnë vetëgjyqësi.

Fatmira Mihali: "Nuk e di, ky gjyq është për të bërë drejtësi për Marvi Mihalin apo ti lehtësuar autorët. Prokurori tha se Eugen Bitraj dënohet me 18 vite sepse ka lehtësi për shkak se është dorëzuar. Nuk është dorëzuar, e nxori ai Artan Lulaj. E nxori ai, se ishte brenda. Siç ikën dy të tjerët dhe po bëjnë pushime në ishujt e Greqisë. Ndërsa djali im po tretet në dhe. Jam e prekur nga shpifje të tilla. Ja thershin djalin në burg, dhe ta shikojnë a bëjnë dot pazare, a ka çmim për gjakun për e fëmijëve të tyre. E provofshin në kurrizin e tyre dhimbjen e madhe që po përjetoj unë."

Nëna e të riut akuzoi drejtorin e policisë gjyqsore se ka intimiduar dëshmitarët.

Ajo tha se do vendosë drejtësinë me çdo kusht: "Është vrasje me paramendim në bashkëpunim. Jo vetëm që e vranë, jo vetëm që nuk u dorëzuan në polici. Të gjithë dëshmitarët janë intimiduar nga oficieri i policisë gjyqësor. Nuk do ndalojmë për asnjë minuta. Deri sot kemi thënë që do presim drejtësinë, por drejtësinë do ta vendosh me çdo kusht derisa të kem frymë. Boll i kam duruar baballarët e kriminelëve duke më prekur, më parë. Nuk kanë lënë gjë pa bërë dhe tani vijnë aty shpifin dhe gënjejnë."

Ndërkohë që babai i një prej të akuzuarve Tom Bitraj insistoi se familja e Mihalit ka kërkuar para.

Tom Bitraj: "Unë jam babi një prej çunave që është në burg. Ata më akuzojnë mua se kam gënjyer se kërkojnë lekë, sa për t'ju sqaruar juve, ata kanë kërkuar 340 milionë lekë. Fatkeqësisht, djali i tij ka vdekur prej një majë thike, dhe jo prej grushteve, dhe djemve duan t'iu fusin nga 30 vite burg. Paret le ti marrin se ndoshta është e drejta e vetë, e vërteta është kjo që them unë dhe jo ajo që thonë ata. S'kam fol sepse kam vlerësuar dhembjen e atij, i kam çuar njerëz që të negociojnë për të na falur po nuk kanë pranuar. Rrenat nuk i pranoj dot, ai më shau unë e shava, ai është 60 vjeç burrë, dhe unë 60 vjeç jam, po ai ngjan më plak se mua. Ai është bërë si kalama, më vërsulet mua”.

Seancen e kaluar prokuroria kërkoi 24 vite burg për Dejvi Bitrën, 20 vite për Marsel Allën, 25 vite për Gridens Allën, ndërsa  18 vite burg. 

EMISIONET