Pas përgjimeve, dhjetëra simpatizantë te selia e PD-së, presin me ovacione Bashën

Pas përgjimeve, dhjetëra simpatizantë te selia e PD-së,

Pas përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane "Bild"për blerjen e votave në Shqipëri me dhjetëra simpatizantë demokratë janë mbledhur në selinë blu.

Ata kanë pritur me ovacione kreun e PD-së, Lulzim Basha, i cili hyri në selinë blu rreth orës 18:48.

Gazeta gjermane "Bild" ka publikuar 16 episode të reja me përgjime. Në këto biseda është regjistruar edhe kryeministri Rama teksa flet me Drejtorin e Azilkërkuesve në Ministrinë e Brendshme. Në përgjime del edhe deputeti Pjerin Ndreu që kërkon kërcënimin e votuesve, ndërsa duke folur me Drejtorin e Arsimit i kërkon tu bëjë presion mësuesve. 

Në biseda të tjera një biznesmen guroresh është regjistruar duke shpërndarë para për votat dhe duke mësuar votuesit për mënyrën si duhej plotësuar fleta e votimit tek emri i kandidatit të PS-së.

LEXO edhe: Rama në përgjimet e “Bild”, flet me drejtorin e MB-së për votat në Dibër: E keni realizuar objektivin?

EMISIONET