Nesho: Dy lobet e fuqishme që ndikuan tek Trump për vendimin për Jerusalemin

Nesho: Dy lobet e fuqishme që ndikuan tek Trump për vendimin për

Diplomati i njohur Agim Nesho i ftuar në “Tonight Ilva Tare”, thotë se presidenti amerikan Donald Trump e kishte angazhim elektoral njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të shtetit të Izraelit, duke theksuar se pas kësaj qëndrojnë dy lobe të rëndësishme në SHBA.

Nesho: Presidenti Trump kishte një angazhim elektoral. Duke pasur parasysh se nuk është vetëm lobi çifut por edhe lobi kristian-evangjelist, që përbën një numër prej 26 për qind të elektoratit amerikan, ku 81% kanë votuar për Trump.

Tare: Krushqia me bashkëshortin e vajzës nuk ka të bëjë?

Nesho: Ata janë negociatorë. Shumë analiza në Amerikë tregojnë se një lëvizje e tillë mund të jetë në pamjen e parë një katastrofë dhe nga ana tjetër mund të jetë një mundësi për zgjidhjen e problemit palestinez, ku presidenti Trump e ka në filozofinë e tij politikën tranzakcionale të zgjidhjes së problemeve. Edhe në Azinë e Largët nuk është trajtuar problemi midis Koresë së Veriut dhe SHBA-ve në tone të tilla sikur të niste një luftë bërthamore. Nëpërmjet kësaj praktike, ka arritur të bëjë një kordon duke përfshirë edhe Kinën për zgjidhjen e problemit.


EMISIONET