Në kohën dhe vendin e gabuar, policia përfundon në gjyq

Në kohën dhe vendin e gabuar, policia përfundon në gjyq

Një grua në Minesota të SHBA-ve po qëndronte pranë një kazani mbeturinash, kur papritur sulmohet nga një qen policie. Viktima ka ngritur një padi kundër oficerit që mbante qenin dhe njëkohësisht po filmonte me një kamera trupi nga edhe ku kanë dalë pamjet.

Videoja tregon policin duke ecur me gjenin e racës gjermane pranë qytetin Shën Pali, ndërsa ai me kolegët e tij po zhvillonin kërkime për një vjedhje të ndodhur në një banesë.

Fillimisht, qeni nuk shihet në video, por britmat e gruas tregojnë se çfarë po ndodh.

Një oficer i afrohet depozituesit të mbetjeve dhe zbulon viktimën e tmerruar.

"Është një zonjë," thotë ai.

Qeni e ka kapur për krahu të djathtë, teksa merr thirrje të përsëritura nga oficerët për të liruar gruan.

Collins ka ngritur një padi të mërkurën kundër policit.

EMISIONET