Mesazhet e Pashkës, besimtarët katolikë kremtojnë Ngjalljen e Krishtit

Mesazhet e Pashkës, besimtarët katolikë kremtojnë Ngjalljen

Besimtarët katolikë në të gjithë vendin kremtojnë Ringjalljen e Jezu Krishtit, festës që qëndron në themel të besimit të Krishterë. Në të gjitha kishat e vendit u mbajtën mesha të shenjta, ku drejtuesit fetare përveç mesazheve për dashuri e solidaritet, u ndalën edhe tek problematikat sociale të vendit. 

Me ndezjen e qirinjve që simbolizojnë dritën e përjetshme, besimtarët e krishterë nisën në mesnatë festimet e Pashkëve.

Në Shkodër, mesha e shenjtë u kremtua në katedralen e “Shën Shtjefnit” nga arqipeshkëvi i Shkodër – Pult, imzot Angelo Massafra.

I njohur për mesazhet e tij të forta, Imzot Massafra kërkoi që Pashka të jetë simbol bashkimi dhe të kthejë njerëzit në rrugën e drejtë, e cila na ndihmon të ndërtojmë të ardhmen.

Imzot Angelo Massafra, arqipeshkev i Shkodër – Pult: Të keqen e bën armiku i zotit që është shejtani.

Ndërsa ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Ottavio Vitale mesazhin e tij para besimtarëve e përqendroi tek korrupsioni si një problematikë serioze në vendin tonë.

Ottavio Vitale, Ipeshkv i Dioqezes së Lezhës: Problemi nuk është se nuk ka punë, por është se ata që sundojnë botën nuk ndihmojnë njerëzit, për të jetuar në mënyrë dinjitoze siç kanë bërë apostujt e Jezusit. Njerëzit që janë të fuqishëm krijojnë probleme për të tjerët.  Jezusi na ka mësuar lehtësi dhe kërkon lehtësi prej të gjithëve.

Mesha të shenjta u mbajtën në të gjitha kishat katolike të vendit.

Pas riteve fetare, tashmë besimtarët festojnë me të afërmit e tyre festën e Pashkëve, triumfin e jetës mbi vdekjen.

EMISIONET