A është kërkuar arrestimi i Tahirit nga Gjermania? Rama: Kishte pyetje...

A është kërkuar arrestimi i Tahirit nga Gjermania? Rama: Kishte

Kryeministri Edi Rama u pyet nëse gjatë vizitës në Gjermani i ishte kërkuar arrestimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke pranuar se kishte pasur pyetje në Komisionin e Çështjeve Evropiane në Bundestagun gjerman, kryetari i të cilit është deputeti i partisë së Merkel, Gunther Krichbaum.

-A j'ua përmendi kancelarja Merkel Saimir Tahirin me emër apo ish- funksion?

RamaMe kancelaren kemi folur me detaje për të gjitha aspektet e raportit të progresit, ecurinë në pesë prioritetet, në mënyrë të veçantë ecurinë e reformës në drejtësi dhe patjetër për progresin e bërë me vettingun që siç e dini dhe ju përbën një moment shumë të rëndësishëm dhe ka një vëmendje të veçantë nga të gjithë por edhe nga vetë kancelaria gjermane.

-Edhe DW ka raportuar se edhe gjatë vizitës tuaj në Gjermani u është kërkuar gjatë takimeve që ish-ministri i Brendshëm Tahiri ti "dorëzohej" drejtësisë. A ju është kërkuar një gjë e tillë?

Rama: Është bërë një pyetje në Komisionin e Çështjeve Evropiane në lidhje me këtë çështje dhe lidhur me pozicionin tonë në këtë proces, pyetje që sigurisht ka pasur të bëjë në thelbin e shqetësimit të vet edhe me baltën e eksportuar atje dhe me tregimin e deformuar të kësaj historie. Ne kemi qenë në Gjermani, nuk kemi qenë në Venezuelë ku të na kërkohet që të kapim dikë dhe ta çojmë përpara drejtësisë. Kjo është një çështje e drejtësisë dhe këtë në Gjermani e dinë që kur marrin qumështin e nënës.

EMISIONET