Civici: Mbi 300 mijë fermerë nuk kanë kontakt me tregun

Civici: Mbi 300 mijë fermerë nuk kanë kontakt me tregun

Shumica e fermave në Shqipëri janë primitive dhe për qëllime vetiake. Ardian Civici i ftuar në emisionin "Ekopolitikë" u shpreh se mbi 300 mijë ferma nuk kanë kontakt me tregun.

Civici: Ne përmendin shpesh shifrën 400 apo 420 mijë ferma, por në fakt 300 mijë prej tyre mos them dhe më shumë nuk kanë kontakt me tregun. Janë ferma që prodhojnë për vetëmbajtje, për nevojat e tyre ose për një treg të vogël lokal. E gjithë kjo katëgori fermerësh nuk kanë të ardhura cash sepse nuk kanë aktivitet tregtar që të mund të ofrojnë diçka dhe për këtë arsye ato e kanë të vështirë t'i thuash 2 mijë, 5 mijë apo 10 mijë euro për një projekt. Një nga arsyet e hezitmit është se ai duhet të kalojë fazën e daljes në treg dhe ne shpesh herë kemi shumë zona intesive pozitive, por mos harrojmë që në brendësi të vendit pjesa më e madhe e bujqësisë është një bujqësi familjare, deri diku edhe primitive.


EMISIONET