Itali, shqiptari vret gruan në sy të djalit 8 vjeçar

Një krim i rëndë në familje ka tronditur sot komunitetin shqiptar në rajonin e Friulli Venezia Giulia në Itali.

Shqiptarja, Migena Këllezi është vrarë gjatë ditës së sotme nga bashkëshorti i saj Dritan Sulollari.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në komunën Grasica në provincën e Goricas.

Sipas policisë italiane Dritan Sulollari, 37 vjeç e ka goditur bashkëshorten disa herë me thikë. Plaga e marrë në fyt i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme 30 vjeçares.

Në momentin e ngjarjes në banesë gjendej dhe djali i tyre 8 vjeçar.

Çifti shqiptar jetonte prej vitesh në Itali e kishin marrë nënshtetësinë italiane. Bashkëshorti Dritan Sulollari aktualisht ishte i papunë. Ai është arrestuar nga policia italiane me akuzën e vrasjes.

Sipas fqinjëve çifti shqiptar ishte një famije normale dhe e qetë dhe kurrë nuk kishin shfaqur grindje mes tyre në publik.


/Oranews.tv/ 

EMISIONET