"Zogjte e korbave!" Basha i "vërsulet" Ramës

Debate në Kuvend lidhur me skemën e ndihmës ekonomike kanë shkaktuar një situatë tensioni në Kuvendi për disa minuta. Kryetari i PD-së akuzoi qeverinë se ka hequr nga skema e ndihmës ekonomike më shumë se 20 mijë familjeve ekstremisht të varfra. Por kryeministri Edi Rama thotë se skema e ndihmës ekonomike është pastruar nga njerëz të pasur që e merrnin padrejtësisht ndihmën ekonomike dhe i quajti demokratet Zogjte e korbave. Në këtë moment Basha dhe deputetët e PD-së u afruan në foltoren e kuvendit ku ndodhej kryeministri. Garda ndërhyri kordon për të parandaluar çdo incident të mundshëm. Foto: LSA