Zjarri që 'doli nga ferri' dhe dogji Greqinë

Greqia po përballet me një valë zjarresh që kanë shpërthyer gjatë të dielës në zona të ndryshme të vendit. Situata është më e rënduar në rajonet rreth kryeqytetit Athinë, ku tre zjarre që shpërthyen në mesditë dhe pasdite vonë, kanë marrë dimensione dramatike për shkak të erërave të fuqishme që po vazhdojnë të fryjnë. Deri në këto momente janë 50 të vdekur dhe 150 të plagosur