Zjarr i madh në fabrikën e riciklimit në Kashar

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë të riciklimit të mbetjeve në zonën e Mëzesit në Tiranë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e zjarrfikëses dhe policia, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen motivet e zjarrit të madh që lëshon shtëllunga të mëdha tymi në ajër. Kjo është hera e dytë që kjo fabrikë është përfshirë nga zjarri dhe në të dyja rastet ka pasur dëme të shumta materiale. FOTO: LSA