Ylli Ndroqi President nderi për 7 vite

Kryetari i ri i Shoqatës së Konsujve të Nderit është zgjedhur Gentian Sula, i cili do të qëndrojë në këtë post për dy vitet e ardhshme. Pasi drejtoi për 4 vite me sukses shoqatën, Ylli Ndroqi është zgjedhur President Nderi me një mandat 7 vjeçar. Konsujt e Nderit gjatë drejtimit të Ylli Ndroqit dhanë një kontribut të çmuar për promovimin e potencialit ekonomik mes shteteve. Gjatë takimit të zhvilluar, Konsujt e nderit në Shqipëri diskutuan strategjinë për dy vitet e ardhshme.