Yjet 'paketohen' si dhuratë në tapetin e kuq

Fjongoja është trendi më i fundit që shoqëron veshjet e yjeve në tapetin e kuq këto kohë. Në shpinë, mbi krahë apo në dekolte, ky dekor po i 'bën për vete' të gjitha. Një tendencë që tërheq vëmendjen, por jo gjithnjë për mirë. Disa prej veshjeve duken shumë groteske dhe madje aspak komode për t'u veshur. Nga Lady Gaga tek Rihanna, ja bukuroshet që mbajnë fjongo në veshje.