Yjet e muzikës shqiptare ndezën Tiranën

Nën moton “Bashkë me të rinjtë për Shqipërinë që punon”, Bashkia e Tiranës organizoi dje pasdite një koncert në sheshin “Skënderbej”. Disa nga zërat më të pëlqyer nga të rinjtë si: Ledri Vula, Arilena Ara, Yll Limani, Alban Ramosaj, Filloreta Raci, Argjentina Ramosaj, DJ Aldo ndezën mbrëmjen e djeshme sheshin më të madh të shqiptarëve me muzikën e tyre moderne.