Willliam dhe Kate në finalen e tenisit

Janë të pranishëm edhe William dhe bashkëshortja e tij Kate, dukesha e Cambridge, mes personazheve të njohur në "Royal Box" në "Wimbledon" për të asistuar në finalen për meshkuj mes Novak Djokovic e Kevin Anderson. Çifti mbretëror është ulur pranë kryeministres angleze Theresa May. Ishin të pranishëm edhe aktorët anglosaksonë Hugh Grant, Benedict Cumberbatch dhe Tom Hiddleston.