Vogëlushja dhe dy "bishat"

Duket si një shoqëri e pazakontë, por vogëlushja që ka dhjetë muaj, është e pandashme me qentë gjigantë që peshojnë nga 90 kilogramë. Prindërit ishin të merakosur se qentë e tyre nuk do e mirëprisnin ardhjen në jetë të vajzës së tyre Merri. Por, 34-vjeçarja dhe burri saj një vit më i vjetër, u befasuan kur mbërritën me vogëlushen në shtëpi gjatë nëntorit të vitit të shkuar, ndërsa qentë Rome dhe Bow u ‘dashuruan me të në shikim të parë’. Megjithëse kanë dallime të mëdha fizike, fëmija është shumë e lumtur me ‘bishat’, të cilët "kujdesen" për të.