Vlorë, i djegin lokalin e basteve sportive

Vlorë, i djegin lokalin e basteve sportive Një lokal bastesh sportive në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e 14 nëntorit në qytetin e Vlorës. Një telefonatë e mbërritur në orën 22:50 minuta në sallën operative të Vlorës ka njoftuar se ka rënë zjarr në lokalin në lagjen "15 Tetori" Flakët shpërthyen në lokalin ''bar kafe eurolloto'', në pronësi të shtetasit D.D., 25 vjeç. Prej shkaktimit të rënies së zjarrit janë djegur disa pajisje si televizorë, kompjutera dhe printer. "Dyshohet që zjarrvënia të jetë vendosur me qëllim" informon policia.