Vlorë, digjet makina, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një makine në Vlorë iu është vënë zjarri. Makina në pronësi të E.M., 27 vjeç është djegur pjesërisht në lagjen “4 Heronjt” të shtunën. "Nga hetimi paraprak i automjetit dyshohet se zjarrëvënia është e qëllimshme,"-raporton policia e Vlorës. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.