Vila luksoze e këngëtarit të njohur

Këngëtari i njohur, Gary Barlow ka përgatitur një vilë luksoze ku mund të qetësohet pas përfundimit të turneut muzikor që po bën në Britaninë e Madhe. Ai ka shpenzuar 5.08 milionë dollarë për ndërtesën e re, e cila është e pajisur me spa dhe pishinë shumë të madhe. Shtëpia e tij e re është 1 milje larg bregut të qytetit të Los Anxheles. Këngëtari 47-vjeçar ka menduar dhe për tre fëmijët e tij duke marrë shtëpinë me 5 dhoma ku secili të ketë hapësirën e tij.