Viktimat e Xhenovas bëjnë bashkë Samp dhe Xhenoa

Rrëzimi i urës Morandi në qytetin e Xhenovës shkaktoi rreth 40 të vdekur dhe shumë të tjerë besohet se gjenden akoma nën rrënoja. Megjithatë, ditën e sotme në qytetin e Xhenovës është kryer ceremonia mortore shtetërore për 18 persona, ku ajo që ra në sy ishte prezenca e drejtuesve dhe futbollistëve të dy skuadrave të qytetit, Xhenoa dhe Sampdoria. Ata hynë në pavionin e "Fiera di Genova" ku u mbajt ceremonia: presidentët Ferrero dhe Preziosi dhe trajnerët Ballardini dhe Giampaolo. Për ndër të viktimave, Lega Seria A vendosi të shtyjë dhe dy nga takimet e kësaj jave në elitën e futbollit italian, Sampdoria-Fiorentina dhe Milan-Genoa.