Victoria Beckham në Javën e modës në Londër pas 10 vitesh

Victoria Beckham ka zbuluar koleksionin e saj të parë në Javën e Modës në Londër, 10 vjet pas lançimit të markës së saj. Për vite, stilistja dhe këngëtarja e famshme zgjodhi Javën e Modës në New York, rivalin e Britanisë së Madhe, por këtë herë ndryshoi vendim. Në prezantimin e koleksionit të Victorias ishin dhe katër fëmijët e saj e bashkëshort David për ta mbështetur.