Verë në Stockholm, kryeqyteti i dritës

Stockholmi është një qytet tërheqës me lagjet e tij antike, pallatet e rafinuar, natyrën që hyn deri në zemër të qendrës, me parqe, kanale dhe qoshka mes ujit dhe tokës. Ajo që e bën më të veçantë dhe emocionues është drita. Gjatë muajve të verës duket se drita nuk mbaron kurrë, me natën që zgjat fare pak dhe ajrin e lehtë. Gjatë kësaj periudhe qyteti bëhet 'magjik' , si të donte të kompensojë errësirën e gjatë që është në dimër.