Vendet më të lumtura në botë për 2018

Finlanda është vendi më i lumtur në botë. Është ky rezultati i një sondazhi të përvitshëm të Kombeve të Bashkuara për indeksin e lumturisë në 156 vende. Dhjetëshja e vendeve më të lumtura mbizotërohet nga nordikët: Norvegjia, Danimarka dhe Suedia pasojnë Finlandën, të ndjekura nga Islanda, Zvicra, Holanda, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Australia.Ajo që bie në sy në këtë listë është rënia e Shteteve të Bashkuara nga vendi i 14 në vendin e 18.