Veliaj bën dhëndër Gaz Pajën dhe i jep formulën e lumturisë

Aktori i njohur i humorit shqiptar Gazmend Paja i dha fund beqarisë më 1 qershor, në Ditën e Fëmijëve. Ai dhe e dashura e tij Ira u celebruan nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili ka tre këshilla për aktorin e humorit. Në fotografitë e publikuara në Facebook nga celebrimi, Veliaj shkruan: " Gazi, dëgjo vllain, 3 këshilla: 1. Fjalët kyç në një martesë afatgjate janë katër: Ke t'drejtë, faji im! 2. Asnjëherë mos qesh me zgjedhjet e gruas tënde - se ti je një prej tyre! 3.Mos harro kurrë, 1 Qershori s'është festa e femijëve, është përvjetori yt i martesës!" Para dy ditësh, partnerja e Gazit bëri festën e beqarisë me mikeshat e saj në breg të detit.