Trump nxjerr gazetarët me karton të kuq

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka nisur një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në axhendën e numrit 1 të futbollit botëror ishte programuar edhe një takim me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Sipas mediave amerikane, ky takim është zhvilluar në prag të Kupës së Botës 2026, të caktuar për tu organizuar në 3 shtete, SHBA, Kanada dhe Meksikë. Pas shkëmbimit të dhuratave me Trump, i cili mori fanellën me emrin e tij me numër 26, Infantino i sugjeroi presidentit amerikan të përdorte kartonat e verdhë dhe ata të kuq gjatë konferencave për shtyp. Trump nuk ka humbur kohë: i kuq për të gjithë gazetarët e pranishëm!