Treni përplas makinën në Golem

Një aksident hekurudhor është regjistruar rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm në Kavajë, 17 gusht 2018. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Përroit të Agait në Golem, ku një tren mallrash ka përplasur një automjet tip "Volvo" me targa angleze J006 SMM që kalonte mbi shina. Në mjet udhëtonin 6 anëtarët e familjes Cenalia, prindërit Bardhyl dhe Luçia Cenalia dhe katër fëmijët të cilët kanë marrë lëndime të lehta. /LSA