Trafik heroine Shqipëri-Itali

Tre shqiptarë janë mes 21 personave të arrestuar sot në Itali si pjesë e një organizatë kriminale Italo-Shqiptare që merrej me trafikun e marijuanës dhe heroinës. Policia shqiptare informoi sot detaje rreth këtij operacioni të koduar "Smoke Snake"që u ndërmor mëngjesin e sotëm (13 nentor 2017) në zonën e Napolit dhe Kazertas, Itali. Gjatë operacionit është sekuestruar edhe rreth 1 kg heroinë në Napoli. Hetimet kanë nisur që në maj të 2016 dhe deri tani janë sekuestruar 38 kg marijuanë dhe 8 kilogram heroinë, 500 mijë euro pasuri: 2 apartamente, 1 autoveturë, 3 kompani, 65 llogari bankare 18.000 euro në Cash. Po gjatë operacionit janë sekuestruar edhe asete të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale që kalojnë gjysmë milioni euro.